Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia në kantierin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori

Ra nga lartësia në kantierin e aeroportit të Vlorës, humb

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të shtunë në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Viktima është identifikuar si Dorjan Frashëri, i cili ka qenë duke punuar në zonën e ndërtimit të godinës së terminalit, kur ka rënë nga një lartësi ende e papërcaktuar. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekspertiza për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë teknike në kantier, ndërsa ngjarja ka tronditur kolegët dhe të afërmit e viktimës.

 

Të fundit