Flash News

E-TJERA

Ra nga objekti ku po punonte, ndërron jetë 55-vjeçari në Tiranë

Ra nga objekti ku po punonte, ndërron jetë 55-vjeçari në

Një 55-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia e një objekti ku po punonte.

Punëtori është dërguar në spital, por për shkak të dëmtimeve që kishte marrë, nuk mundi të mbijetonte.

“Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të fundit