Flash News

E-TJERA

Ra nga pema, 43-vjeçari humb jetën duke vjelë ullinj në Berat

Ra nga pema, 43-vjeçari humb jetën duke vjelë ullinj në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.

Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda në trup.

Sipas burimeve nga vendngjarja, Rripi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë marrë dëshmitë e të afërmve dhe bashkëfshatarëve.

 

Të fundit