Flash News

E-TJERA

Ra nga pema e lisit në Theth, 34 vjeçari ndërron jetë pas 12 ditësh në spitalin e Traumës

Ra nga pema e lisit në Theth, 34 vjeçari ndërron jetë pas

Një 34 vjeçar i cili u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ka humbur jetën pas 12 ditëve në spital. Sipas njoftimit të policisë, personi me inicialet P. K., ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Të fundit