Flash News

E-TJERA

Ra nga shkallët, 75-vjeçari humb jetën në Spitalin e Traumës

Ra nga shkallët, 75-vjeçari humb jetën në Spitalin e

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pësoi fraktura të rënda nga një rënie aksidentale në banesën e tij.

Policia bën me dije se viktima, Q.Xh., banues në fshatin Hysgjokaj, dyshohet se ra aksidentalisht nga shkallët e shtëpisë.


Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të rastit, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Të fundit