Flash News

E-TJERA

Ra nga shkëmbi, humb jetën turistja e huaj në Himarë

Ra nga shkëmbi, humb jetën turistja e huaj në Himarë

Një turiste holandeze ka humbur jetën këtë të mërkurë në Himarë, në zonën e njohur turistike “Gjiri i Filikut”.

Viktima është identifikuar si M.B 23-vjeç nga Holanda dhe ka humbur jetën teksa ka qënë duke zbritur me litar nga maja e një shkëmbi.

Sipas policisë, pas rënies, turistes iu dha ndihma nga shërbimet e Policisë Kufitare, por për shkak të plagëve të rënda, ajo nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë transportimit në spital

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit