Flash News

E-TJERA

Ra nga skela teksa punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Ra nga skela teksa punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Greqi, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën në rrethana dramatike. Viktima, 60 vjeç, po kryente punime në një banesë në zonë kur ka rënë nga skela teksa rregullonte soletën.

Për shkak të dëmtimeve të rënda në trup, ai është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit tragjik. Kjo ngjarje hedh dritë mbi rreziqet që përballen punëtorët emigrantë në sektorin e ndërtimit.

Të fundit