Flash News

E-TJERA

Ra pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" 16-vjeçari në Tiranë

Ra pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në pallatin e

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli te pallati i sportit "Asllan Rusi" ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit "Asllan Rusi", një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit