Flash News

E-TJERA

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin për të kaluar kufirin

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin

Prej më shumë se dy orësh janë krijuar radhe kilometrike në pikën doganore të Qafë Thanës, me qytetarë shqiptarë dhe të huaj që presin për të kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Burime bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit nga pala maqedonase.

Kontrolli kufitar në këtë pikë kryhet në mënyrë të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj maqedonase, por ngadalësimi i procedurave ka shkaktuar bllokime të njëpasnjëshme.

Udhëtarët raportojnë pritje të gjata nën temperatura të larta, duke shprehur shqetësimin për mungesën e informacionit dhe ritmin e ngadaltë të kalimit.

Të fundit