Flash News

E-TJERA

Radhë kilometrike në superstradën Lezhë-Milot, gushti sjell pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar

Radhë kilometrike në superstradën Lezhë-Milot, gushti sjell

Mëngjesin e sotëm, në superstradën Lezhë-Milot është krijuar trafik i rënduar.

Pushuesit nga Kosova dhe jo vetëm, kanë zgjedhur për të kaluar fundjavën ose pushimet, duke qenë se sot është data 1 gusht, në bregdetin shqiptar.

Për shkak të fluksit të madh të pushuesëve, në këtë aks ka pasur radhë kilometrike makinash. Kjo e ka bërë pak problematike situatën, duke marrë parasysh dhe temperaturat e larta.

Situata të ngjashme janë krijuar shpesh gjatë fundjavave të këtyre muajve. Fluksi i qytetarëve që i janë drejtuar plazhit, ka sjellë edhe trafik të rënduar në shumë akse.

Të fundit