Flash News

E-TJERA

Radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa në kufirin Shqipëri-Kosovë

Radhë të gjata me kamionë në Morinë, vonesa në

Gjatë pasdites së sotme, janë formuar kolona të gjata mjetesh që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, pranë fshatit Morinë të Kukësit. Drejtuesit e kamionëve, që presin të kalojnë kufirin, pohojnë se vonesat po shkaktohen nga pala kosovare, konkretisht në doganën e Vërmicës, për shkak të procedurave doganore. Ata janë të shqetësuar, pasi nuk kanë marrë sqarime të mëtejshme mbi arsyet e pritjeve të zgjatura.

Sipas informacionit të burimeve nga kufiri, kjo situatë zakonisht ndodh gjatë fundjavës, kur përkon me pushimet e personelit të doganës. Vonesat janë kryesisht të lidhura me procesin e skanimit të mjeteve dhe mallrave, por edhe me faktin që në disa raste funksionon vetëm një sportel nga ana e doganës së Kosovës.

Pritjet e gjata në kufi po kanë një ndikim të konsiderueshëm në kostot e kompanive transportuese, të cilat janë të detyruara të përballen me shpenzime shtesë për shkak të vonesave në qarkullimin e mallrave. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në tregtinë dhe fluksin e mallrave mes dy vendeve.

Të fundit