Flash News

E-TJERA

Radhë të gjata në Kapshticë pas festave të Pashkës, emigrantët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë pas festave të

Radhë të gjata mjetesh janë shënuar këtë të hënë në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa emigrantët shqiptarë po kthehen drejt Greqisë pas festimeve të Pashkës në Shqipëri. Fluksi i lartë ka krijuar pritje disa orëshe për kalimin e kufirit.

Aktualisht, në dalje nga territori shqiptar po funksionojnë tre sportele, ndërkohë që pala shqiptare ka kapacitet për të hapur deri në gjashtë sportele të tilla.

Megjithatë, situata vijon të mbetet e kushtëzuar nga pala greke, ku është raportuar fluks i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje dhe nuk është bërë hapja e sporteleve shtesë.

Emigrantët shprehen të revoltuar për pritjen disa orëshe, duke thënë se ndodhen në radhë prej më shumë se dy orësh. Sipas tyre, kjo situatë përsëritet pothuajse në çdo festë, duke e bërë të vështirë udhëtimin,

Të fundit