Flash News

E-TJERA

Radhë të gjata udhëtarësh në Portin e Vlorës, trageti pëson defekt

Radhë të gjata udhëtarësh në Portin e Vlorës,

Vonesat me nisjen e një trageti kanë sjellë radhë të gjata pasagjerësh në Portin e Vlorës.

Trageti që ishte planifikuar të nisej rreth orës 23:30 nga Vlora, nuk është nisur ende nga Brindisi. Shkak është bërë një defekt që ai ka pësuar.

Pasagjerët presin në Portin e Vlorës për t’u nisur, ndërsa ende nuk ka një përgjigje.

Një pjesë e tyre pritet të nisen sot me tragetin e kompanisë tjetër, për vendet që ky traget kishte të lira. Ndërsa pjesa tjetër mund të udhëtojë me një traget tjetër nesër.

 

Të fundit