Flash News

E-TJERA

Raimonda Bulku në takimin me Berishën: Ka njerëz që duan të interpretojnë, por s'ka skenë. E frikshme!

Raimonda Bulku në takimin me Berishën: Ka njerëz që duan

Aktorja e njohur, njëherësh ish deputetja Rajmonda Bulku ka qenë një ndër zonjat e shquara shqiptare që ishte pjesë e një takimi të kreut të PD Sali Berisha.

Ajo ngriti si shqetësim mungesën e vëmendjes së shtetit për artin dhe kulturën, por edhe për mbështetjen e gruas në tërësi.

Ajo tha se sic punon një grua e arritur, ashtu duhet të jetë edhe politika që ta ndihmojë me atë përgjegjësi.

Raimonda Bulku: Për të ecur vetë është hap cilësor që gruaja kërkon. I duhet të luftojë për kushtet e vështira të jetesës. Vij nga një profesion që burrat egrat nuk kanë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe se është kulturë. vec punës tonë, është edhe spektatori që vjen, është edukatë tjetër.

Të shkosh në teatër, apo të shohësh një film duhen mbështetur dhe duhen dhënë hapësira se janë aq shumë të kufizuara. Ne kemi qenë bashkë në një 4-vjecar të mirë. Në fushën e artit do ju kërkojmë më shumë kur të vini sepse duhet ndihmuar se është kultura jonë. Të ecë një sportiste, artiste, mjeke janë profesione që i japin shoqërisë, nuk janë individualiste.

Kemi njerëz që duan të luajnë në skenë dhe s’kanë skena. Është e frikshme për ne dhe kulturën, apo emancipimin e shoqërisë sonë. Ashtu sic punon një grua e arritur, ashtu duhet të jetë edhe politika që ta ndihmojë me atë përgjegjësi. Kjo është mbështetja më e fortë dhe gruaja kërkon më të mirën nga vetja  esaj. Gjithmonë ndihmesat janë politika shtetërore.

 

 

Të fundit