Flash News

E-TJERA

Rajoni nuk i bind shqiptarët: Kosova e vetmja zgjedhje për jetesë dhe punë

Rajoni nuk i bind shqiptarët: Kosova e vetmja zgjedhje për jetesë

Qytetarët shqiptarë tregojnë interes shumë të kufizuar për të jetuar dhe punuar në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025.

Sipas të dhënave, 63% e shqiptarëve që do të konsideronin jetesën dhe punën në rajon, zgjedhin Kosovën si destinacion të vetëm të mundshëm. Ndërkohë, interes pothuajse nuk ekziston për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: 0% për Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, vetëm 13% për Malin e Zi dhe 25% për Maqedoninë e Veriut.

Rajoni nuk i bind shqiptarët: Kosova e vetmja zgjedhje për jetesë

Shqipëria, mes lidhjes kombëtare dhe mungesës së alternativave rajonale

Të dhënat tregojnë se orientimi i shqiptarëve nuk është drejt rajonit si hapësirë ekonomike, por kryesisht drejt Kosovës, çka lidhet me faktorë gjuhësorë, kulturorë dhe socialë, më shumë sesa me atraktivitetin ekonomik të Ballkanit.

Në krahasim, qytetarët e vendeve të tjera shfaqin prirje më të qarta për lëvizje brenda rajonit:

Mali i Zi shihet si destinacioni më tërheqës rajonal, veçanërisht për qytetarët e Serbisë (71%) dhe të Bosnjë-Hercegovinës (17%).

Qytetarët e kosovarës ndahen mes Shqipërisë (57%) dhe vendeve të tjera të rajonit në përqindje më të ulëta.

Maqedonia e Veriut shfaq një shpërndarje më të balancuar interesash, por pa një destinacion dominues.

Ballkani nuk funksionon si treg pune i integruar

Mesatarja rajonale tregon se vetëm 13% e qytetarëve do të konsideronin Shqipërinë si vend për të jetuar dhe punuar, ndërsa 40% e shohin Malin e Zi si alternativën më tërheqëse në Ballkan.

Të dhënat e Balkan Barometer 2025 nënvizojnë se, pavarësisht nismave për bashkëpunim rajonal dhe treg të përbashkët, Ballkani Perëndimor nuk perceptohet ende nga qytetarët si një hapësirë reale mobiliteti dhe mundësish ekonomike, ndërsa emigrimi jashtë rajonit mbetet zgjedhja kryesore.

Të fundit