Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Baret e club-et burim infeksioni, u ndalua lëvizja se mund të bëhen party në rrugë ose shtëpi

Rakacolli: Baret e club-et burim infeksioni, u ndalua lëvizja se mund

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh se faktori subjektiv rezultoi se shumica e të infektuarve ishin persona që kishin frekuentuar baret e natës.

Rakacolli: Duke parë rritjen e numrit të të infektuarve dhe duke analizuar grupmoshat dhe numrat, duke u munduar që të bëjmë gjurmimin për të gjetur faktorët ku u infektuan këta njerëz. Faktori subjektiv rezultoi se shumica e të infektuarve ishin persona që kishin frekuentuar baret e natës.

Kjo ishte arsye që për nivelin e numrave që kemi momentalisht, të marrim këtë masë. Sigurisht që nuk do të ishte e vetmja masë. Një pjesë e kishim në administratën publike, prandaj menduar që të bëhej ndarja e punës me anë të smart working.

Kemi ndaluar qarkullimin se party-t mund të vazhdojnë edhe në rrugë ose në shtëpi me një shishe birrë. Prandaj kemi vendosur që ta shohim situatën për një periudhë 3-javore.

 

Të fundit