Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Covid-i të lë pasoja në shëndetin mendor dhe mushkëri

Rakacolli: Covid-i të lë pasoja në shëndetin mendor dhe

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmon se virusi COVID-19 të lë pasoja në mushkëri dhe në shëndetin mendor. Sipas rakacollit, po shihet gjithnjë e më tepër, se një person që kalon Covid-in nuk është më i njëjti. 

“Bota është akoma përpara të panjohurës, që COVID ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me COVID, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor,  që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur”, tha Rakacoli në Report tv.

E njëjta vlen edhe me mjekët, tha Rakacolli, të cilët pavarësisht se shifrat janë të ulëta dhe spitalet po boshatisen, nuk po i gëzohen ende kësaj situate.

“Përballja me vuajtjet të lë pasoja dhe mjekët nuk janë më njësoj, janë përballur me njerëz që shohin shpresën vetëm të ti. Të fiken njerëz në duar nuk është e vogël dhe nuk kalon pa pasoja në shpirtin tënd, akoma nuk mund t’i gëzohen kësaj situatë”, tha zv.ministrja.

Të fundit