Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Jemi ende larg imunitetit të tufës, duhet të infektohet 80% e popullsisë

Rakacolli: Jemi ende larg imunitetit të tufës, duhet të

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaron se vendi është ende larg krijimit të imunitetit të tufës.

E ftuar në studion e Radar në ABC, Rakacolli tha se imuniteti i tufës do të arrihet vetëm pasi të infektohet 70-80% e popullsisë,.

Nuk duhet të merremi me rritjen e numrit të vdekjeve por duhet të merremi shkakun që ndikon, jemi larg imunitetit të tufës, pasi me atë që thonë ekspertët akoma jemi ende larg. Imuniteti i tufës arrihet kur të infektohet 70-80% e popullsisë.

Instituti i Shëndetit Publik në matjet e tyre bëjnë raportet e tyre në lidhje me personat që e kanë kaluar ose jo koronavirusin pasi të mos harrojmë se ka dhe qytetarë që e kalojnë në mënyrë asiptomatike sëmundjen. ISHP po merret me studimin për të bërë të mundur një raport të tillë por akoma duhet punë dhe kohë për të arritur një gjë të tillë”, tha zv.ministrja.

 

 

Të fundit