Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Mjekët dhe infermierët që kanë kaluar Covid-19 duhet ta bëjnë vaksinën

Rakacolli: Mjekët dhe infermierët që kanë kaluar Covid-19

Zv. ministrja  e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për procesin e vaksinimit duke deklaruar se ashtu sikurse është premtuar, do të nisë në muajin janar. Rakacolli tha se në Shqipëri ka kushte për të mbajtur vaksinat e siguruara, si për Pfizerin e cila kërkon një temperaturë shumë të ftohtë deri në -70 gradë, po ashtu edhe për vaksinat e tjera.

“Vaksinimi do të fillojë brenda muajit janar. Fillohet me personelin shëndetësor në katër spitalet Covid. I kemi të gjitha kapacitetet për ruajtjen e vaksinës. Njëkohësisht kemi një listë të plotë të të gjithë personelit shëndetësor. Është një proces i mirëmenduar. Beteja e Covid-it nuk është vetëm betejë e shëndetësisë. Duhet të jemi të gjithë të përfshirë në këtë betejë. Procesi i vaksinimit është një proces që nuk mund të bëhet njëkohësisht në të gjithë vendet e botës, Do të fillojë me personelin shëndetësor”, deklaroi Rakacolli.

Rakacolli deklaroi se akoma nuk dihet sa zgjat imuniteti për personat që e kanë kaluar tashmë Covid-19, ndaj sipas saj është e rekomandueshme që personeli shëndetësor që është shëruar të vaksinohet.

 “Sa i përket arsimit parauniversitar sot për sot jemi në datën 11. Nëse do kemi ndryshim jemi në kohë për të njoftuar. Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor që e ka kaluar COVID, akoma nuk e dimë sa kohë zgjat imuniteti. Për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona që e kanë kaluar të vaksinohen”, tha Rakacolli.

Të fundit