Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, zgjidhni orarin e përshtatshëm

Rakacolli: Nuk të detyron njeri që të hipësh në
Mira Rakacolli

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli u pyet nga gazetarët nëse mos vendosja e karantinës në Shqipëri lidhet me zgjedhjet e 25 prillit. Ajo mohoi që ky vendim të ketë lidhje me zgjedhjet, duke theksuar se vendimet merren si pasojë e treguesëve. Ajo tha se çdo masë që propozohet ka synim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Absolutisht nuk lidhen me zgjedhjet. Ne gjatë gjithë kohës, që në fillim, që prej një viti kemi dëshmuar që kemi mbajtur një qëndrim të arsyeshëm. Komiteti i ekspertëve në vazhdimësi i ka gjykuar masat në lidhje me treguesit. Strategjitë që kanë ndjekur vende të ndryshme janë të ndryshme.

Akoma nuk është provuar një strategji që është e mirë për të gjithë. Nga bilancet e deritanishme, Shqipëria me shifrat që ka pasur, masat kanë qenë të arsyeshme. Çdo masë që propozohet, për të ruajtur shëndetin e njerëzve mbi gjithçka tjetër. Shëndeti është prioritet”, deklaroi Rakacolli.

Kjo e fundit tha se hipja në autobusë është zgjedhje personale e gjithsecilit, ndërsa tha se qytetarët duhet të zgjedhin orare të përshtatshme.

 “Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale. Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

Të fundit