Flash News

E-TJERA

Rakacolli: Vaksinimi nuk ndikon në sterilitet, brenda muajit mblidhemi dhe vendosim për vaksinimin e fëmijëve

Rakacolli: Vaksinimi nuk ndikon në sterilitet, brenda muajit mblidhemi dhe

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaron se 90 % e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vend nuk janë vaksinuar.

E ftuar në emisionin “FrontLine”, Rakacolli sqaron se sa i përket grave shtatzëna, e kanë të nevojshme të vaksinohen, teksa shton se vaksinimi nuk ka lidhje me sterilitetin.

“Ekspertët dhe mjekët janë shprehur që patjetër gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën. Për këtë janë shprehur mjekët të të gjitha fushave. Ata kanë paraqitur materiale që mbështesin këtë hipotezë. Vaksina nuk lidhet fare me sterilitetin. Vaksina nuk ka asnjë lidhje me ndërveprimin dhe rregullat biologjike që zhvillohet vaksina. S’ka asnjë lloj ndikimi”, thotë Rakacolli.

Zv. ministrja thotë se brenda muajit Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet dhe do të tregojë se çfarë do të ndodhë me vaksinimin ose jo të fëmijëve.  

“Ky është një problem teknik. Komiteti ynë i ekspertëve të vaksinimit do të ketë një vendim shumë të shpejtë dhe do të shprehet shumë shpejt brenda muajit tetor. Në momentin që ata e gjykojnë ta kenë gati dhe të shohin të dhënat nga vendet e tjera japin një rekomandim. Ne i sqarojmë njerëzit në lidhje me vaksinimin, askujt s’i bëhet vaksinë me zor”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë.

 

Të fundit