Flash News

E-TJERA

Rakipllari: Berisha faktor i rëndësishëm në opozitë, elektorati nuk ndikohet nga ‘non-grata’

Rakipllari: Berisha faktor i rëndësishëm në opozitë,

Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në Top Story në Top Channel, gazetari thotë se kryedemokrati Sali Berisha është faktor i rëndësishëm në opozitë dhe se elektorati i djathtë nuk është prekur nga fakti që ai është non-grata.

Sipas tij Berisha ka një lloj izolimi ndërkombëtar dhe në këtë moment, bashkimi i PD-së është zgjidhje.

RakipllariAjo që vëmë re është fati që nuk ka ndonjë zhvillim të ri pas gjashtë marsit. Berisha ka një lloj izolimi ndërkombëtar, por duhet ta pranojmë faktin që elektorati i djathtë nuk është prekur nga fakti që Berisha është non-grata.

Sot po ta bëjmë si është situate, ne kemi Berishën faktor të opozitës që përfaqëson një elektorat goxha të madh, kemi dhe Partinë Demokratike zyrtare.

Problemi është tek non-grata, i gjithë konflikti është për këtë shkak. Çfarë perspektive ka një kandidat për kryeministër apo kryetar PD-je që nuk njihet nga ndërkombëtarët.

Berisha nga njëra anë ka mbështetje shumë të gjerë, Alibeaj përfaqëson vetëm veten e vet dhe nja 2-3 deputetë që i ka në krah. Në këtë moment, bashkimi i PD-së është zgjidhje. Nuk mund ti thuash Berishës në këtë moment largohu.

 

Të fundit