Flash News

E-TJERA

Rakipllari: Rama, njeriu që ka më shumë pushtet pas Enver Hoxhës; Lubonja: Në koalicion me LSI, ishte më i matur

Rakipllari: Rama, njeriu që ka më shumë pushtet pas Enver

Gazetari Robert Rakipllari e cilëson kryeministrin Edi Rama si një person që ka pushtetin më të madh ndër vete pas diktatorit Enver Hoxha.

“Kryeministri Edi Rama ka pushtetin më të madh që pas Enver Hoxhës, nuk e ka patur askush pas vitit ’90, pra Rama ka maksimumin e mjeteve të pushtetit, ka qeverinë, kuvendit, bashkinë, gjyqësorin, mediat, gjithçka.

Në këto kushte, ka bilancin qeverisës që ka, kur ishte me Metën ishte më i mirë, ka bërë më shumë reforma. Për herë të parë vetëm Berisha në vitin ‘96 ka bërë rregullat e lojës për zgjedhje, dhe shkuan ashtu si shkuan, ashtu ka bërë edhe Rama, ka shkelur marrëveshjet me ndërkombëtarët, opozitën e bashkuar. Nuk e dimë si do shkojë.

Në pas kemi një president, që përjashtuar dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve që është i diskutueshme, nuk shoh që ai të kryejë akte në dëm të interesit publik. Shoh një president ne cepin e fushës i vetmi institucion që nuk kontrollohet nga kryeministri”, tha Rakipllari në ‘real Story’, por është kundërshtuar nga Skënder Minxhoi: “Nuk bën dot shkelje se s’ka kompetenca. Nuk qëndron”.

Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja ka shtruar se kur Rama ishte në koalicion me LSI-në, ishte më i matur.  

“Kur ishte me Metën ishte më i matur, e ka tejkaluar. Nuk është në rolin e presidentin në këtë gjuhë, kur duhet të jetë njeriu i unitetit kombëtar”, tha Lubonja.

Të fundit