Flash News

E-TJERA

Ralf Gjoni nuk do të jetë më deputet: Nuk e ndiej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time

Ralf Gjoni nuk do të jetë më deputet: Nuk e ndiej veten të
Ralf Gjoni

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni bëri me dije se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim u konfirmua nga ai, gjatë fjalës që mbajti ditën e sotme në Kuvend.

Ai shtoi se shtysa drejt marrjes së këtij vendimi ishte sistemi. Fenomeni i vjedhjes së votës, theksoi ai, e bën të ndihet jo të fortë për të garuar.

Gjoni falenderoi partitë që e ftuan në këtë garë. Ai u bë deputet pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së në vitin 2019.

“Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falënderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhë sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Ju bëj thirrje që të shkoni dhe t’i vini kryq fletës së votimit”, u shpeh Gjoni.

Të fundit