Flash News

E-TJERA

Rama akuza Voltana Ademit: Mur qorr dhe shurdh i qeverisë vendore, bllokoi investimet

Rama akuza Voltana Ademit: Mur qorr dhe shurdh i qeverisë vendore, bllokoi

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, teksa prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.

Kryeministri tha se njerëzit në Shkodër shprehin një pakënaqësi në raport me të se nuk është bërë më shumë.

Sipas Ramës, kjo jo se nuk ka dashur, por është bllokuar nga bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi.

“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e  mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës.

Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty.

Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane.

Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë”, tha Rama.

Të fundit