Flash News

E-TJERA

Rama-Bashës: Fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja / Kryedemokrati i përgjigjet me Dua Lipën (VIDEO)

Rama-Bashës: Fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja / Kryedemokrati i

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë sfiduar njëri-tjetrin përmes videove mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Fillimisht ka qenë kryeministri i cili ka kapur një gafë të kryedemokratit nga programi për energjinë elektrike, i cili premtoi ngitjen e “Bursës Shqiptare të Energjisë”. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Rama tregon dokumentet se Bursa Shqiptare e Energjisë është themeluar në 23 tetor 2020 dhe krahas videos ironizon duke shkruar: “FliGjumëFli fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeopozitarit Lulzim Basha, duke iu përgjigjur në një mënyrë të veçantë kreut të mazhorancës.

Basha ka publikuar një video, ku në fokus është një foto e kryeministrit Rama, që më pas e mbledh dhe e hedh në kosh, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Dua Lipas “We’re Good”, ndërkohë që në video janë dhe titrat në shqip të tekstit të këngës.

“Mendoj se është fare e qartë dhe e thjeshtë

Bëmë aq sa mundëm

Ka ardhur koha të të përshëndes nga dritarja

T’i japim fund siç duhet dhe ta mbyllim mirë” shkruan Basha.

Të fundit