Flash News

E-TJERA

Rama batuta me Skënder Gjinushin: Kostumi i politikës të shtrëngonte, më ke shpëtuar nga alergjia

Rama batuta me Skënder Gjinushin: Kostumi i politikës të
Edi Rama me Skënder Gjinushin

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Rama ka bërë edhe batuta me Gjinushin, duke i thënë se kostumi në krye të këtij institucioni i ri më mirë se ai në politikë. Këto deklarata, kryeministri i bëri gjatë një ceremonie pranimi në Akademinë e Shkencave.

“Më lejo të të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për t’u shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta të kësaj akademie në një habitat që të rri më së mirë pas trupit si kostum i qepur për merak. Jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte. Të jam mirënjohës se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave”, i tha Rama Gjinushit.

Të fundit