Flash News

E-TJERA

Rama blindon kryeministrinë nga protesta paqësore e qytetarëve për rritjen e çmimeve

Rama blindon kryeministrinë nga protesta paqësore e qytetarëve

Qytetarët kanë protestuar sot në mbarë vendin kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, për të tretën ditë radhazi.

Pas protestës që u mbajti pasditen e sotme te kryeministria, Rama duket se ka urdhëruar të blindojë dyert e kryeministrisë, siç duket edhe nga kjo foto e publikuar nga pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci.

“O i mjere, po ç'i ke kete teatralizma, po nuk e ke kuptuar qe nuk ishte Luli sot ne proteste, e as neser nuk vjen dot, e kam fjale si shikues, se si foles mund ta pshurrin. Ky blindimi i dyerve do te te ece aq sa i eci Lulit, qe sot eshte dead man ëalking. Ti do te ngjallesh gogolin, po shqiptaria e ka shume te qarte se kush eshte gogoli”, shkruan Goci.

Kujtojmë se nesër në orën 11.00 pritet të nisë një marshim nga sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë dhe në mbarë vendin.

 

Të fundit