Flash News

E-TJERA

"Rama çoi ujë deri në Viçidol", deputeti i PD i përgjigjet Shalsit: Projekti u realizua nën qeverisjen tonë

"Rama çoi ujë deri në Viçidol", deputeti i PD

Në një reagim në Facebook, deputeti i PD në qarkun Kukes, Isuf Cela ka adresuar deklaratat e kundërshtarit socialist Eduart Shalsit, të bëra gjatë hapjes së fushatës së PS sot në Sheshin Skënderbej.

I dehur nga entuziazmi i 11 Majit, Shalsi nuk u kursye ndaj Ramës kur tha se kreu i PS çoi ujë deri në Viçidol.

Në këtë postim, Cela ka sqaruar detaje mbi furnizimin me ujë të fshatrave të njësive administrative Tropojë, duke hedhur dritë mbi rolin e Bashkisë dhe qeverisjes së Partisë Demokratike në realizimin e projekteve jetike për komunitetin.  

"Sqarim për hokatarin Eduart Shalsi lidhur me ato që ai tha sot në hapjen e festivalit të turbo-tallavasë në Sheshin Skenderbej. Megjithëse nuk është hera e parë që ai nuk thotë të vertetën.
#Furnizimi me ujë i fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe Viçidoli, është bërë nga burimi i ujit “PERLINAT E BARDHA”. Depoja e grumbullimit të ujit dhe pjesa kryesore e rrjetit furnizues është financuar nga të ardhurat e Bashkisë Tropojë në vitin 2016, vit ky kur Bashkia drejtohej nga Partia Demokratike. Bashkia Tropojë, me një marrëveshje të berë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Gjermane (KFV), ka rënë dakord për të financuar rrjetin shprëndarës të ujit nëpër fshatra, duke financuar 20% të këtij fondi nga të ardhurat e veta.
Sqarojmë se, nën qeverisjen e PD u financua gjithashtu edhe ujësjellësi i Valbones, i cili furnizon qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat e Njësive Administrative Margegaj dhe Bujan. Pra, zbatimi i projektit për furnizim me ujë të fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe fshati Viçidol, është vazhdim i marrëveshjes së hartuar nga qeveria e PD me Kryeministër Sali Berishen, pavarësisht se, një pjesë e kësaj marrëveshje u zbatua në kohën e qeverisjes socialiste", shkruan ai. 

Të fundit