Flash News

E-TJERA

Rama çon gazetarët në ‘riedukim’, Yuri Kim: Detyra e zyrtarëve është t’iu përgjigjen pyetjeve, duan ose jo

Rama çon gazetarët në ‘riedukim’, Yuri Kim: Detyra

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka qenë sot e pranishme në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në vitin e 6-të të laboratorit të Gazetarisë Investigative.

Teksa foli para studentëve të diplomuar, ambasadorja Kim kërkoi nga gazetarët që të këmbëngulin në pyetjet që iu bëjnë zyrtarëve të lartë iu pëlqejnë apo jo. Kjo deklaratë vjen disa javë pasi kryeministri Edi Rama i shpalosi ‘riedukimin’ gazetarit Klevin Muka.

Ambasadorja theksoi se detyra e një gazetari është të bëjë pyetje të vështira dhe detyra e një zyrtari ëhstë t’i përgjigjet asaj.

Ajo tha se është detyra e tyre të përgjigjen ndërsa shtoi se nëse kjo nuk ndodh kolegët e tjerë duhet të bëjnë të njëjtën pyetje derisa të marrin përgjigjen për pyetjen në fjalë.

“Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje.

Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”, ka deklaruar ajo.

 

Të fundit