Flash News

E-TJERA

Rama dakord me reporterin ukrainas: Nuk mendoja që ky tipi argëtues do ishte një ndër udhëheqësit më të mëdhenj botëror

Rama dakord me reporterin ukrainas: Nuk mendoja që ky tipi argëtues do

Megjithëse lufta po bëhet në Ukrainë dhe të shumta janë jetët e njerëzve që kanë humbur nga sulmet ruse, ashtu si dhe nga ana e rusëve - vdekjet janë të shumta po ashtu - pjesa tjetër e boytësm duket se po e ndjek përmes rrjeteve sociale.

Të shumta janë reagimet por dhe është krijuar një kakofoni, ku lehtësimi i aksesit në Internet, ka bërë që shumë "fake news" të shpërndahen. Në këto kushte, mirë është të ndiqen personazhe që sjellin informacion të saktë. Një nga këta, është një reporter ukrainas, Illia Ponomarenko, i cili gjatë gjithë kohës ka postuar informacione të vërteta.

Rama dakord me reporterin ukrainas: Nuk mendoja që ky tipi argëtues do

Në një nga këto postime, ai ka postuar foton e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy - i cili tashmë është kthyer në një shembull frymëzimi në të gjithë botën. Ai shkruan:

"Asnjëherë në jetën time nuk mund ta imagjinoja se ky tipi argëtues, nga ajo shfaqja budallaqe e televizionit, do të ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj kombëtarë të shekullit të 21-të."

Duket se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është plotësisht dakord me reporterin ukrainas, i cili ka shpërndarë në profilin e tij, tweet-in e Illia Ponomarenkos.

Rama dakord me reporterin ukrainas: Nuk mendoja që ky tipi argëtues do

Të fundit