Flash News

E-TJERA

Rama debaton me analistin: Fjalë burri? O, do vdes; Gjekmarkaj: Mos vdis se na duhesh edhe 3 muaj

Rama debaton me analistin: Fjalë burri? O, do vdes; Gjekmarkaj: Mos vdis se
Kryeministri Edi Rama, analisti Agron Gjekmarkaj.

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Agron Gjekmarkaj. I ftuar në “Open” Rama ka akuzuar Gjekmarkajn se punon me Partinë Demokratike, gjë  ecila është kundërshtuar nga analisti. Debati i tyre është shoqëruar me shumë batuta, pasi kryeministri ka kërkuar që Gjekmarkaj të mos i ndërpresë më fjalën.

Rama: E di që jashtë ekranit punon me Partinë Demokratike, të furnizojnë ata... Pse më ndërpret? Nuk i jap përgjigje. Sa herë më ke thënë më fal o padre, o profesor. Thua më fal për të njëjtën gjë. Më lër të mbaroj.

Gjekmarkaj: Tani s’do të ndërpres, fjalë burrash

Rama: Fjalë burri?! O, do vdes.

Gjekmarkaj: Mos vdis se na duhesh edhe 3 muaj.

Rama: Ja burri! Të ra një “r”, u bëre burë tani.

Ditari politik

Të fundit