Flash News

E-TJERA

Rama dhe Erdogan inaugurojnë “monumentin e vonesave”: Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan pas dekadash pritjeje

Rama dhe Erdogan inaugurojnë “monumentin e vonesave”: Xhamia e
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe Kryeministri Edi Rama më në fund inauguruan xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, pas viteve premtimesh, vonesash dhe zhgënjimesh.

Edhe pse e konsideruar si xhamia më e madhe në Ballkan, projekti u bë një simbol i përpjekjeve të pafundme të Ramës për të realizuar diçka “të madhe”, edhe pse koha e ndërtimit u zgjat aq sa edhe vetë besimtarët kishin humbur shpresën se do ta shihnin një ditë të përfunduar.

Ceremonia pompoze u mbajt mes fjalimeve të përzemërta për “miqësinë” mes dy liderëve, ndërkohë që disa mijëra besimtarë qëndronin në heshtje, duke pritur për të parë se kur një projekt i Ramës do të realizohet në kohë.

Në fund, përmes duarve të hapura, ndoshta shumica falënderonin jo vetëm për xhaminë, por për faktin se, më në fund, diçka u përfundua në këtë vend.

Të fundit