Flash News

E-TJERA

Rama dhe Meta urojnë Biden, kryeministri: Fitore spektakolare

Rama dhe Meta urojnë Biden, kryeministri: Fitore spektakolare

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden për fitoren.

Kryeministri e cilëson spektakolare fitoren e Biden, ndërkohë që presidenti Meta shprehet se është në pritje të bashkëpunimit.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë edhe Meta ka shkruan në Twitter mesazhin e tij:

“Urime  Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet e vitit 2020. Në pritje për të punuar së bashku me presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin strategjik”.

Të fundit