Flash News

E-TJERA

Rama: Do krijohet një njësi speciale për sigurinë në plazhe, do quhet ‘Jonada’

Rama: Do krijohet një njësi speciale për sigurinë në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një njësie të re në radhët e policisë së shtetit, të quajtur “JONADA”.

Sipas tij, kjo njësi do të bëjë monitorimin me dron, nga uji dhe toka të plazheve të Shqipërisë duke nisur nga vera e ardhshme dhe do të quhet ‘Jonada’, emri i vogëlushes që u vra në Potam nga efektivi i policisë Arjan Tase.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara.

Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë. Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz. Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, tha Rama.

 

Të fundit