Flash News

E-TJERA

“Rama doli i zverdhur nga zyra”, analisti debat me deputetin e PS: Ore ç’na duhet ne çfarë bëri Vuçiç

“Rama doli i zverdhur nga zyra”, analisti debat me deputetin e PS:

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi ka debatuar me analistin Arjon Sulo lidhur me konferencën e mbajtur sot në Bruksel pas Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, ku mes Ramës dhe Kovaçevskit ishte dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Të ftuar në studion e ‘Open’ në News 24, Sylo tha se Rama e ndihmoi Vuçiç, që t’i shpëtonte presionit të BE për sanksionet, por ky argument është kundërshtuar nga deputeti Pëllumbi.

Pjesë nga debati:
Sulo: Çfarë do Vuçiç në konferencën për mos hapjen e negociatave?
Pëllumbi: kur ta keni kryeministrin përpara pyeteni se ç’donte. Ne sot bëjmë analizë për atë që është ngjarje e ditës, pse Shqipëria nuk mori datën e negociatave?

Sulo: Doli i zverdhur nga zyra. Është një spekulant. Njëri hidhte topin, tjetri e kapte. Rama e ndihmoi Vuçiç për t’i shpëtuar presionit për sanksionet.
Pëllumbi: Ore Vuçiç bëri takimet e veta.
Sulo: E si doli?
Pëllumbi: E ç’na duhet neve ore si doli?
Sulo: Pse tha se do ketë luftë në rajon, nëse i bëhet presion Serbisë për sanksionet?
Pëllumbi: Kështu e thua ti.

 

 

Të fundit