Flash News

E-TJERA

"Rama donte në burg këta që s’paguajnë energjinë", gazetari përplaset me deputetin socialist

"Rama donte në burg këta që s’paguajnë

Gazetari Lutfi Dervishi dhe deputeti i PS Erjo Mile janë përplasur lidhur me çështjen Balluku, pasi vendosi sot të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Në A2 CNN, Dervishi i kërkoi deputetit që qëndrimin e tanishëm për masat e sigurisë të zyrtarëve të lartë, duhet ta mbante edhe kur Rama kërkonte burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Mile pretendoi se në burg kanë shkuar ata që vjedhin energjinë elektrike, jo që nuk kryejnë pagesat.

Pjesë nga debati

Mile: Heqja e lirisë së personave është gabim i madh.

Dervishi: Nëse ti do të ishe me të njëjtin qëndrim gjatë gjithë kohës ky do të quhej një qëndrim me principe. Por ti ke pasur një kryeministër që thoshte ‘të futen në burg këta që s’paguajnë energjinë elektrike, që s’paguajnë ujin’!

Mile: Jo.

Dervishi: Si jo?!

Mile: Ata që vjedhin energjinë elektrike, ata që vjedhin ujin. Janë dy gjëra të ndryshme.

Dervishi: S’kanë paguar pra, s’kanë paguar.

Mile: Janë dy gjëra totalisht të ndryshme. Të arrish të ndërhysh në linjë…

Derivshi: E di që kanë shkuar njerëz në burg që s’kanë paguar 30 mijë lekë të vjetra.

Mile: Jo nuk ka ndodhur.

Të fundit