Flash News

E-TJERA

Rama e konsideroi “të vdekur”, socialistët i rrinë larg Dritan Lelit. Kryebashkiaku shoqërohet vetëm nga një deputet

Rama e konsideroi “të vdekur”, socialistët i rrinë

Dëshmorët e atdheut këtë 5 Maj nuk janë nderuar nga socialistët e bashkuar në Vlorë.

Pasi Rama e konsideroi “të vdekur”  Dritan Lelin, në ceremoninë e mbajtur sot është vënë re mungesa e një numri të lartë përfaqësuesish politik, deputetësh dhe drejtuesish vendorë.

Në varrezat e dëshmorëve nuk kanë qenë prezent si vitet e kaluara, deputetët, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri dhe as prefekti.

Kryebashkiaku Leli ka qenë i shoqëruar gjatë homazheve nga deputeti Vullnet Sinaj.

Ndryshe nga vitet e tjera në këtë përkujtim nuk është mbajtur asnjë fjalim në nderim të dëshmorëve.

 

 

Të fundit