Flash News

E-TJERA

Rama e sulmoi për Amnistinë Fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë shpreh rezervat: Kemi 3 shqetësime

Rama e sulmoi për Amnistinë Fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale”, Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Sqarimi i Jaços vjen pasi kryeministri Edi Rama vlerësoi se opinionet e ndërkombëtare mbi ligjin e Amnistisë Fiskale, përfshirë edhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, po dëmtonin sovranitetin e vendit.

Jaço tha se deklarata dhe qëndrimi i Dhomës Amerikane mbi Amnistinë Fiskale vjen në kuadër të pozicionit të AmCham si një nga grupet e interesit që rekomandojnë përmirësimet e ligjit, raporton Monitor.

Jaço shton se shqetësimi i AmCham ka qenë pamjaftueshmëria për të përjashtuar nga ligji persona të inkriminuar. Nga ana tjetë, Jaço thekson se Shqipëria është pjesë e procesit të Moneyval, ku aktualishtështë në zonën gri të pastrimit të parave, çka do ta ndërlikonte procesin e monitorimit.

"Unë dua të shpjegoj shumë shkurt se ku qendrojmë ne, sepse mund të ketë pasur edhe ndonje keqkuptim.

Ne kemi pasur tre çështje kryesore. E kuptojmë që ligji mund të ketë një intencion pozitiv por nga ana tjetër, kemi identifikuar disa risqe. Në opinionin tonë, garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale nuk kanë qenë të mjaftueshme. (Mendoj që ndërkohë po zhvillohet një debat i shëndetshëm mbi këtë me sens përmirësimi).

E dyta, e cila është një nga shqetësimet kryesore të anëtarëve, është rreziku që kjo amnisti mund të thellojë konkurencën e pandershme dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë pjesë. E lidhur me këtë është niveli i taksave, i cili është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Nëse do ishte një normë tatimi më të lartë, në një farë mënyre edhe për t’i penalizuar këto subjekte edhe fiskalisht, atëherë do të ishte një situatë tjetër.

E treta dhe shumë e rëndësishme është pozicionimi i Shqipërisë në lidhje me programet e monitorimit nderkombetar. Shqipëria është në procesin e Moneyval, ku tashme është në zonën gri të pastrimit të parave. Mendoj që është e rëndësishme të dalim një herë nga kjo listë. Ky ka qenë një shqetësim edhe nga FMN dhe Bashkimi Europian. Por nëse drafti i ri i adreson këto dhe garanci të mjaftueshme ofrohen nga partnerët ndërkombëarë atëherë dua të qartësoj që qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm. Ky pozicionim është i rëndësishëm për ne sepse është i lidhur drejtpërdrejtë me aftesinë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Por dua të theksoj se AmCham është një nga grupet e interesit, ne vetëm rekomandojmë – me interesin për të përmirësuar ligjin. Ne nuk jemi vendim-marrës. Por mendoj se adresimi i këtyre çështjeve do ishte i shëndetshëm dhe nëse gjendet një zgjidhje do ishte pozitive për të gjithë", përfundoi Jaço.

Të fundit