Flash News

E-TJERA

Rama e paralajmëroi dje/ Nis aksioni për lirimin e vijës bregdetare në Durrës dhe Velipojë, sekuestrohen shezlonge e çadra

Rama e paralajmëroi dje/ Nis aksioni për lirimin e vijës

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama ka nisur sot aksioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet. Policia e Shtetit së bashku me atë bashkiake ka sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve në plazhin e Durrësit.

Ndërkohë, në Velipojë po bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe për ata subjekte që nuk disponojnë lejen. Pas vrasjes në Velipojë dhe përplasjeve për vendosjen e shezlongëve, Rama tha dje se do të konfiskohet çdo çadër dhe shezlong që nuk është në përputhje me dokumentacionin e biznesit.

"Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojnë çdo lloj çadre a shezlongu tjetër ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit.

Plazhet janë të popullit dhe për aq sa subjektet private janë të përfshira në garantimin e një sezonin turistik janë edhe të tyre si përgjegjësi, aty ku kjo përgjegjësi u është njohur ligjërisht", tha Rama një ditë më parë.

Të fundit