Flash News

E-TJERA

Rama e propozoi në krye të ministrisë së re, ja kush është Adea Pirdeni

Rama e propozoi në krye të ministrisë së re, ja kush

Adea Pirdeni është lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në

Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve

Master në të Drejtë Publike.

Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA).

Që prej vitit 2008, Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative.

 Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

Në vazhdën e eksperiencave profesionale, Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme

pranë Shkollës së Magjistraturës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të

Administratës Publike.

Pirdeni ka një bagazh të gjerë angazhimi si eksperte ligjore në një numër projektesh të zbatuara

nga institute dhe organizata vendase, si dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në asistimin në

përmirësimin e performancës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve qendrore të administratës

publike, forcimin e kapacitetit për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit në Shqipëri dhe vendet fqinje

në rajon, mbështetje për përgatitjen e përafrimit të legjislacionit për Kapitullin 23 të Acquis-së së BE

në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi në

Shqipëri.

Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë sw Shqipërisë, duke

mbuluar kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e

Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Të fundit