Flash News

E-TJERA

Rama emëron pasuesin e Ilir Prodës, kush është kreu i ri i Policisë së Shtetit?

Rama emëron pasuesin e Ilir Prodës, kush është kreu i ri i

Qeveria ka miratuar emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke zgjedhur Skënder Hitën për të marrë drejtimin e uniformave blu.

Vendimi është njoftuar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Sipas ministrit, vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

"Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve", shkruan Lamallari në Facebook.

Të fundit