Flash News

E-TJERA

Rama firmos vendimin: Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE, Luigi Soreca

Rama firmos vendimin: Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin

Qeveria shqiptare ka firmosur urdhrin që parashikon mbrojtjen e ambasadorit të Bashkimit Evropian nga Garda e Republikës shqiptare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar një ditë më parë dhe është botuar sot në Fletoren zyrtare.

Aktualisht, ambasador i BE është Luigi Soreca, për të cilin thuhet në vendim thuhet se Garda do të ruaj edhe objektet ku ai akomodohet dhe ushtron veprimtarinë.

Vendimi

' Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021,  “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

a)   Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri. 2. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte: a)   Objektet   ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën  “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren  Zyrtare' .

Rama firmos vendimin: Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin

Të fundit