Flash News

E-TJERA

Rama flet me shifra për rindërtimin: 13 kantiere banesash individuale dhe 6 zonash të reja të hapura përfundojnë punën në 2-3 muajt e ardhshëm!

Rama flet me shifra për rindërtimin: 13 kantiere banesash individuale
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra sa i përket procesit të rindërtimit. Në një takim me gazetarët, Rama tha se “në Shijak, Laç, Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik”, pasi iu krijoi mundësi familjeve të jetojnë në kushte optimale.

Referuar Durrësit, Rama tha se ka përfunduar procesi i hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare.

“Ndërkaq, në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja. Parashikojmë që 270 banesa në Shijak do të jenë gati me çatitë në fund të nëntorit, dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. Si dhe ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë”, u shpreh Rama.

“Në Shijak, Laç, Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik, sepse bëhet fjalë për një rindërtim që niset nga bindja pse kjo është një krizë që patjetër duhet të krijojë një mundësi. Kjo krizë po kthehet në një mundësi jo vetëm për familjet, por për komunitete të tëra, që do të jetojnë në standarde krejt optimale.

Me Durrësin lajm i mirë është se më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare që duhet të presim dhe pak ditë se po punojmë ngushtësisë me Emiratet edhe për një marrëveshje të re për dy qeveritë për investime direkte në vendin tonë dhe veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti.

Në zonë në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja, kemi dhe një bllok të konsiderueshëm në Krujë dhe po punohet intensivisht për shkak të terrenit të vështirë. Do jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitektonike. 270 banesa në Shijak që siç parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet.

Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë. Lagje e re në zonën e Spitallës në Durrës dhe do të jetë me standarte optimale ashtu si kundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë edhe ekoparku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i Porto Romanos. 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. 14 mijë fëmijë në shkolla të reja dhe në 26 nëntor do të hapim partinë e parë të shkollave të financuara nga buxheti i shtetit. Brenda marsit mbi 2500 banesa individuale të financuara nga shteti me rreth 60 mln dollarë. 16 zona në total ku do të ndërtohen 4800 apartamente me 160 mln dollarë nga buxheti i shtetit", tha Rama. 

Të fundit