Flash News

E-TJERA

Rama flet për raportet me Kinën: Nuk ka asgjë speciale. U lamë jashtë planit të BE për vaksinat

Rama flet për raportet me Kinën: Nuk ka asgjë speciale. U

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Firence gjatë vizitës së tij në Itali ka folur për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE, por edhe per marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me Kinën.

I pyetur se si janë marrëdhënie me Kinën pasi Shqipëria siguroi doza vaksinash të kompanisë kineze, Rama tha se Shqipëria ka marrëdhënie normale me të duke theksuar se vaksinat u morën përmes Turqisë.

“Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës e rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian u izolua dhe na duhet të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona.

Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer dhe të njëjtën gjë bëmë edhe me AstraZenecën. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale. Nuk ka asgjë speciale”, tha Rama.

Të fundit