Flash News

E-TJERA

Rama hesht për vrasjen e 14-vjeçarit, komentuesit shpërthejnë ndaj tij: Faliment i shtetit t’i merret jeta një fëmije

Rama hesht për vrasjen e 14-vjeçarit, komentuesit

Vrasja e Martin Canit, vetëm 14 vjeç pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, solli reagimin jo vetëm të politikës e botës televizive, por edhe të shoqërisë.

Por, në mesin e reagimeve, ka munguar ajo e kreut të qeverisë, Edi Rama. Kryeministri ka heshtur pa bërë asnjë koment për të miturin e ndjerë që humbi jetën tragjikisht pas goditjes me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij.

Rama ka ndarë në profilin e tij një video nga natyra shqiptare ku komentuesit kanë shpërthyer ndaj tij.

Disa prej tyre i kanë vënë në dukje dështimin e shtetit në rendin dhe sigurinë qytetarëve.

“Faliment i një shteti kur i merret jeta një fëmije”, shkruan njëri prej tyre. Kryeministri deri tani nuk ka reaguar ndaj tyre.

Rama hesht për vrasjen e 14-vjeçarit, komentuesit Rama hesht për vrasjen e 14-vjeçarit, komentuesit

Të fundit