Flash News

E-TJERA

Rama i braktisi/ Studentët hapin peticion: Duam 100 € ndihmë në muaj, qeraja e papërballueshme

Rama i braktisi/ Studentët hapin peticion: Duam 100 € ndihmë
Foto ilustruese

Teksa rritja e çmimeve ka shtrenjtuar kostot e jetës, qeveria “harroi” studentët, duke mos i përfshirë në paketën anti-krizë.

Por studentët kanë nisur një peticion, përmes së cilit kërkojnë që qeveria t’u japë 100 euro në muaj për të përballuar rritjen e kostove.

Deri më tani janë siguruar 6 mijë firma. Ata i kërkojnë ministrisë së Arsimit dhe qeveria të përcaktojë një buxhet në ndihmë të studentëve, teksa na ndan pak kohë nga nisja e vitit të ri akademik.

Kujtojmë se një ndihmë e tillë ofrohet nga qeveria e Kosovës, ku studentëve iu jepet nga 100 euro në muaj.

Rama i braktisi/ Studentët hapin peticion: Duam 100 € ndihmë

Të fundit