Flash News

E-TJERA

Rama i premtoi rritje pagash administratës, shtyhet afati për ekzekutimin e vendimit

Rama i premtoi rritje pagash administratës, shtyhet afati për

Duket se administrata do të duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve vendore për të parë ose jo një rritje pagash siç ka premtuar kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga ç’premtoi pak ditë më parë Rama, qeveria ka shtyrë pas zgjedhjeve të 14 majit plotësimin e premtimit për rritjen e pagave të administratës publike.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e pr.ligjit për hierarkinë e pagave që u bllokua para disa ditësh nga deputetët e të dy krahëve politikë në komisionin e ekonomisë.

“Me miratimin e këtij ligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.

Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill sic ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj.Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”- ka thënë Ibrahimaj.

Të fundit