Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rama i shqetësuar për luftën në Gaza, ironizon Lutfi Dervishi: Meqë bota bën sehir, Shqipëria s’mund të tolerojë më

Përpos problemeve e skandaleve me të cilat Shqipëria përballet çdo ditë, kryeministri i vendit duket tejet i shqetësuar për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në rripin e Gazës.
Ai do të jetë nesër në Francë, ku ka deklaruar se do të kërkojë që t’i jepet fund konfliktit arabo-izraelit.
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ironizon qasjen e Ramës, në një postim në rrjetet social, teksa shkruan se ‘Shqipëria mund të vetëofrohet që 2.3 milionë palestinezë në rripin e Gazës, të vijnë dhe të vendosen në rripin nga Shkodra deri në Sarandë. (minus zonën Shëngjin dhe Gjadër). Ky rrip mund të quhet rripi Shqipa’.
Shkrimi i plotë:
2.3 milionë palestinezë të Gazës në Shqipëri!
Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti arabo-izraelit do të zgjidhet nga Shqipëria.
Dhe nuk është fjala thjesht për të dhënë ide e mend, të cilat asnjëherë nuk na kanë munguar, por fjala është për një zgjidhje praktike: europianizimin e palestinezëve.
Shqipëria mund të vetëofrohet që 2.3 milionë palestinezë në rripin e Gazës, të vijnë dhe të vendosen në rripin nga Shkodra deri në Sarandë. (minus zonën Shëngjin dhe Gjadër). Ky rrip mund të quhet rripi Shqipa.
Duke zgjedhur këtë rrip- palestinezët do të kenë sërish detin pranë dhe nuk do t’u mungojë shumë shkretëtira dhe luftërat e pafundme me Izraelin. Më në fund ky popull i vuajtur nuk do të bëj pauzë, nga njëra luftë në tjetrën, por do të gjej paqen e humbur në trojet e lashta arbnore.
Meqë të gjithë kanë dështuar për të arritur paqen mes Izraelit dhe Palestinës, meqë askush nuk po mendon të ndalojë luftën që ka nisur mes Izraelit dhe Hamasit, meqë gjithë bota në një anë po bën sehir dhe në anën tjetër shohim vetëm protesta në kryeqytetet e BE-së-, ka ardhur koha për një zgjidhje permanente me anë të veprimeve konkrete - 2.3 milionë banorë të Gazës të vijnë këtu dhe kështu jo vetëm qetësojmë botën, por edhe zgjidhim problemin e madh- largimin e mbi dy milionë shqiptarëve nga Shqipëria. (Në regjistrin e gjendjes civile për herë të parë në këto 30 e kusur vjet do të kemi një përkim ideal mes numrit teorik prej 4.5 milionë banorësh dhe numrit të banorëve që jetojnë në Shqipëri)
Shqipëria nuk mund të tolerojë më, konfliktin e tejzgjatur dhe vuajtjet pa fund të Gazës
Shqipëria e ka detyrim këtë askion në radhë të parë në respekt të traditës së vet të mikpritjes. “Shtëpia është e mikut dhe e shtegtarit”- thonë Kanuni i Lekë Dukagjinit. Imagjino kur shtegtari është në hall.
Në radhë të dytë, kjo që po bëjmë është vijim i nderit që u kemi bërë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atëherë i shpëtuam nga persekutimi nazist, ndërsa sot nga fqinjët problematikë që duan të jetojnë në shtëpinë e vet, por gjuajnë me gur edhe shtëpinë e fqinjit. Izraeli shpëton nga terrorizmi i Hamasit, palestinezët jetojnë në paqe e bollëk në brigjet e Adriatikut.
Në radhë të tretë e kemi detyrim të madh ndaj SHBA-së që aq shumë ka bërë për kombin shqiptar. Madje edhe me këtë gjest ndoshta nuk do t’ia arrijmë të shlyejmë borxhin historik- shpëtimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në radhë të katërt ja kemi detyrim botës arabe, si pjesë e kontinentit europian, përgjegjës për gjendjen ku janë sot shoqëritë myslimane.
Në radhë të pestë Shqipëria e ka kuptuar mire që konflikti arabo-izraelit nuk është konflikt fetar, racor, nuk është luftë mes së mirës dhe së keqes, është një tragjedi mes dy popujve që kanë të drejtë. Palestinezët jane në shtëpinë e tyre, Hebrenjtë nuk kanë vend tjetër që ta quajnë shtëpi. Janë si dy njerëz që grinden për të njëjtën shtëpi dhe po qe ccështja për real-estat, Shqipëria i ka aftësitë për të shuar konfliktet.
Deri më sot asnjë vend, asnjë institucion ndërkombëtar, asnjë NGO-, asnjë media, asnjë intelektual, askush nuk ka arritur t’i japë zgjidhje - konfliktit të përgjakur arabo-izraelit. Por, Shqipëria ka dhënë prova se bën atë që nuk i shkon në mendje askujt.
Për shembull, asnjë vend i BE-së nuk kishte idenë që të zgjidhte problemin e emigracionit nga Afrika e Veritu, Lindja e Mesme dhe Azia. Italia në hall, megjithëse fuqia e tretë ekonomike e BE-së nuk po i jepte zgjidhje çështjes së emigrantëve të paligjshëm- dhe ja ku doli kryeministri i Shqipërisë dhe si xhentëlmen i vërtetë- i shtrin njërën dorë Italisë dhe me dorën tjetër i jep BE-së një leksion se si duhet të përballet me sfidën e migrimit.
Edhe kur erdhi fjala për zgjidhjen e hallit të afganëve, pas rikthimit të talebanëve në pushtet, Shqipëria ishte e vetmja që ofroi veten për të pritur sa të ishte nevoja. Nuk mund të turpëronim traditën tonë dhe nuk mund të harronim që dikur ne “kemi qenë afganë”.
Po për çështjen e opozitës Iraniane që asnjë vend nuk pati guximin ta merrte? Si mundet Shqipëria që ka jetuar për një kohë të gjatë nën diktaturë dhe e di shumë mirë çdo të thotë jetosh pa opozitë, nuk mund të pranonte që Irani, ky vend i madh, të mbetej pa opozitë?! Në këtë mënyrë Shqipëria i tregon botës se këtu ka harmoni jo vetëm mes feve të ndryshme, por edhe mes opozitave të ndryshme. Në vend, nuk ka asnjë shenjë tensioni mes opozitës afgane, opozitës iraniane, opozitës afrikane (që së shpejti vendoset në Shëngjin) dhe nesër opozitës arabe që do të vendoset në rripin e Shqipes.
I vetmi problem dhe burim tensioni është opozita shqiptare, por kjo është një çështje e brendshme pa rëndësi, para halleve të mëdha që ka bota. Nuk mund të tregohemi egoist dhe të flasim për çështje demokracie në vend, kur bota po shkon për dreq…
Këtu po flitet për stabilitetin botëror dhe Shqipëria si anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, nuk mund të lerë botën të shkojë si në dasëm drejt Luftës së Tretë Botërore.
Me zgjidhjen e rripit të Gazës, Shqipëria jep edhe një kontribut të madh për luftën në Ukrainë, sepse vëmendja për këtë luftë do të jetë e plotë, e gjithanshem dhe e pa lëkundur.
Me këtë rast Shqipëria i jep kohë edhe 1 vit Këshillit të Sigurimit dhe fuqive të mëdha të arrijnë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, në të kundërtën ashtu si në rastin e afganëve, iranianëve, afrikanëve dhe arabëve, do të jetë e detyruar ta zgjidhë e vetme problemin.
Ndokush mund të pyesë sa kushton ky operacion dhe çfarë fiton Shqipëria? Kjo pyetje lëndon shumë ndjenjat e Shqipërisë. As që bëhet fjalë për para. Para së gjithash nuk duhet të harrojmë që jemi humanë dhe krejt të përkohshëm në këtë botë. Asgjë nuk do të marrim me vete, vecc veprave të mira..
….Mos harroni Shqipëra vërtet mund ta ketë prapanicën e vogël, por vezën e bën të madhe!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38