Flash News

E-TJERA

“Rama i tha SPAK-u hetimi është mbaruar për përgjimet”, Debati i fortë mes prokurorit dhe gazetarit në PolitikOn

“Rama i tha SPAK-u hetimi është mbaruar për4

Përgjimet italiane të publikuara nga Ora News, kanë shkaktuar debate të forta në studion e PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka debatuar me gazetarin Basir Çollaku lidhur me këtë çështje dhe veprimet e drejtësisë shqiptare.

Shkëlqim Hajdari: Unë nuk jam këtu përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion.

Basir Çollaku: Po themi çfarë ndodh.

Shkëlqim Hajdari: Unë po të them që nga fillimi deri në fund që Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion duhet të marri përsipër përgjithësitë.

Basir Çollaku: Po nuk ka marrë rezultat.

Shkëlqim Hajdari: Po shko ti, shko bëhu ti prokuror.

Basir Çollaku: Sigurisht që bëhem, në detyrën time unë jam prokuror dhe i shkoj deri në fund gjërave.

Shkëlqim Hajdari: O Basir mos bëni biseda të tilla në studio që nuk kanë logjikë njerëzore.

Basir Çollaku: Ti lemë historitë e logjikës të lutem.

Shkëlqim Hajdari: Do më dëgjosh mua.

Basir Çollaku: Jo nuk do të dëgjoj, jemi në studio bashkë e jo në kafe. Deklaratat e kryeministrit, sepse je këshilltar i kryeministrit…

Shkëlqim Hajdari: Nuk jam, nuk jam të thash.

Basir Çollaku: Deklarata e kryeministrit është që konkluzionet janë dhënë, hetimi është mbaruar. Mua më thotë apo SPAK-ut?

Shkëlqim Hajdari: Ty ta thotë.

Basir Çollaku: Jo i thotë SPAK-ut.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit